Persona të armatosur iranianë kanë hapur zjarr ndaj helikopterëve amerikanë që po kryenin një operacion kërkim-shpëtimi për pilotët e një avioni luftarak F-15 të rrëzuar, shkruan NBC News.
Në pamje shihet se, ndërsa një helikopter që fluturonte në lartësi të ulët kalon mbi zonë, disa persona hapin zjarr me armë.
Sipas raportimeve, helikopterët ishin pjesë e një operacioni për gjetjen dhe shpëtimin e pilotëve të një avioni luftarak të tipit F-15 që ishte rrëzuar më herët.
Nuk ka ende informacion zyrtar për viktima apo dëme, ndërsa rrethanat e plota të incidentit mbeten të paqarta.






