Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap me armë në automjet.
Sipas informacioneve dyshohet se i riu do e shiste në zonën ku u kap, në aksin rrugore Pezë Helmes-Ndroq.Nga veprimet hetimore është identifikuar bashkëpunëtori i shtetasit E. H., shtetasi F. C., 19 vjeç, banues në fshatin Pezë.
Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.






