Një sasi prej 110 tonë fruta-perime është bllokuar në Shkodër, nga një operacion i përbashkët i policisë dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, që zbuluan një skemë shkeljesh dhe abuzimi me sigurinë ushqimore.Gjatë operacionit, u arrestuan shtetasit Gëzim Bala, 67 vjeç, Elis Bala, 33 vjeç (babë e bir) dhe Artan Bala, 61 vjeç, të tre banues në Shkodër. Ata dyshohen se kanë kanosur për motive të dobëta dy shtetas të tjerë (babë e bir), me qëllim përfitimin e pasurisë.

Por gjatë kontrolleve në aktivitetin tregtar të Gëzim Balës dhe Elis Balës, autoritetet zbulua se ata prodhonin produkte ushqimore të pamiratuara dhe në kushte jashtë standardeve higjeno-sanitare.Për rrjedhojë, AKU gjobiti me 500 mijë lekë subjektin, bllokoi sasinë prej 110 tonë të produkteve ushqimore, si dhe vendosi ndërprerjen e aktivitetit.

Sipas të dhënave të policisë, shtetasit e arrestuar nuk janë të panjohur për autoritetet, pasi janë arrestuar dhe referuar në prokurori edhe në vitin 2018 për të njëjtën akuzë, atë të prodhimit të paligjshëm të mallrave ushqimorë.

GEAM Sh.p.k