Një zjarr ka rënë në katin e fundit të një pallati përballë QSUT.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në katin e sipërm të godinës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Për shkak të përhapjes së flakëve, rrezikohet edhe një pallat ngjitur, duke shtuar rrezikun për të gjithë kompleksin e banimit.

Nuk ka ende të dhëna për persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

GEAM Sh.p.k