Një aksident rrugor është regjistruar pranë Thumanës, në aksin e vjetër Fushë Krujë–Thumanë.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që ka humbur jeten drejtuesi i njërit prej mjeteve, Arben Jangozi.






