Të shtëna me armë zjarri në Laç. Sipas informacioneve paraprake, shënjestra ka qenë pronari i një pike karburanti.
Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, nderkohe qe policia ka identifikuar dhe ka shpallur ne kerkim dy autoret babe e bir.
” Rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M. N.
Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Nga veprimet e shpejta janë identifikuar autorët e dyshuar: shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj. (njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit), ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të rastit.”






