Enea Mekolli, efektivi i Shqiponjave i vrarë një ditë më parë gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari u përcoll për në banesën e fundit mes lotëve dhe duartrokitjeve të kolegëve, të afërmve dhe miqve.

Familjarë, të afërm, kolegë dhe përfaqësues të strukturave të Policisë së Shtetit u mblodhën për të nderuar 34-vjeçarin në homazhet që u zhvilluan nga ora 10:00-12:00 në Pallatin e Kulturës në Pogradec.

Mes dhimbjes dhe emocioneve të forta, kolegët e tij nga forca “Shqiponja” kanë nderuar kujtimin e Mekollit, duke e përcjellë me respekt dhe mirënjohje për shërbimin e tij në radhët e policisë.

Vdekja e efektivit ka tronditur kolegët dhe opinionin publik, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

GEAM Sh.p.k