Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri që janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Gjormë të Laçit.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një 22-vjeçar, i cili është transportuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
I plagosuri është Veron Pasha, shkruan A2.
Ai ka marrë plumb në kofshë dhe ndodhet në gjendje stabël.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.






