Amnesty International po bashkëpunon me 38 grupe të të drejtave të njeriut për të ndalur planet e Google për ngritjen e një cloud business në Arabinë Saudite për shkak të shqetësimeve mbi aplikimin e këtyre të drejtave në këtë shtet.
Deklarata e firmosur nga Electronic Frontier Foundation, Media Matters for Democracy dhe disa të tjerë, kërkon nga Google të ndalë këto plane deri sa të qartësojë se cilat do të jenë kërkesat e qeverisë që nuk do të pranohen nga kompania.
Organizatat citojnë disa shkelje të të drejtave të njeriut në këtë shtet, të cilat duhet t’i japin një arsye mjaft të mirë Google për t’u ndalur. Arabia Saudite ka një histori të dokumentuar se si ajo shkel privatësinë e qytetarëve, duke përfshirë dhe rekrutimin e punonjësve të Twitter për të spiunuar nga brenda.
Për herë të parë Google tregoi se do të shndërronte këtë shtet në një nga regjionet e reja Cloud në 2020 dhe planifikonte të krijonte një cloud infrastructure bashkë me Saudi Aramco, kompaninë e naftës. Sipas Access Now, Google i tha grupeve të shqetësuara se kompania ka dorëzuar një vlerësim të pavarur të të drejtave të njeriut dhe se ka marrë masa për të adresuar problemet e identifikuara.