Informacion paraprak
Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.