Xhesika Polo konkurron këtë vit në “Kënga Magjike” me këngën “S’më vret” në bashkëpunim me Klint Çollakun. Ky projekt muzikor u pëlqye shumë si nga publiku, po ashtu dhe nga artistët dhe fatmirësisht dyshja arritën të prekin dhe finalen e festivalit.
Mbrëmjen e sotme do të mbahet nata finale e “Kënga Magjike” dhe pak orë para nisjes, Xhesika tregon se sot ajo po ndjen më shumë se kurrë mungesën e një personi. Në çdo sukses artistja ka pasur afër nënën e saj, e cila fatkeqësisht nuk jeton më.
Xhesika ka ndarë në Instagram një foto me të ëmën e ndjerë, ku të dyja shihen të lumtura pranë njëra-tjetrës duke u përqafuar. Këngëtarja ka treguar se kjo foto është shkrepur në vitin 2014-të, kur ajo ka qenë po ashtu pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”.
“Ah sa më mungon ai përqafimi yt mam! Do të doja të gëzonim bashkë sot… bashkë me ty iku dhe gjysma e shpirtit tim. Gjërat pa ty nuk janë aq të bukura ama jeta kjo është… duhet jetuar”, ka shkruar Xhesika me zemër të thyer përkrah fotos.