Prokuroria e Tiranës ka vendosur të pushojë hetimet për shkaktim të vetëvrasjes, në lidhje me ngjarjen e rëndë të 10 muajve më parë, kur nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Jusufi, u gjetën të vetëflijuara në shtëpinë e tyre.
Ata u gjetën të dekompozuara në shtëpi pasi kishin vdekur prej muajsh duke qëndruar të paushqyera, ndërkohë vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Jusufi u gjet në gjendje të rëndë, por mbijetoi.
Prokuroria e Tiranës ka arritur në konkluzionin se vdekja e tyre ka ardhur për shkaqe natyrore dhe jo nga ndonje veprim kriminal apo të jenë shtyrë nga dikush. Në keto kushte organi i akuzës ka pushuar hetimet të nisura për shkaktim të vetvrasjes, vendim i cili është miratuar ne gjykatë nga gjyqtari Kastriot Gramshi.
Konkluzioni i organit të akuzës erdhi pas një hetimi të gjatë ne lidhje me këtë rast të pazakontë, ku në pyetje u morën shumë persona që kishin patur kontakte me të ndjerat si dhe u kqyren aparatet telefonike të tre pjestareve të familjes Josifi.
Sipas eksperteve ne telefonat e tyre nuk u gjetën të instaluara aplikacione te rrjeteve sociale dhe nuk u konstatua përdorimi i tyre ndërsa viktimat dhe Blerta Josifi nuk kanë patur komunikime me persona të tjerë por vetem me njera tjetrën.
Në banesën e tyre nuk është konstatuar të kenë hyrë persona të tjerë të jashtëm pasi ato i kishin ndërperë mardhëniet me te gjithë, deri në momentin kur u gjeten nga policia. Sipas prokurorisë nga hetimi rezulton se gjatë kësaj periudhe ato nuk kanë frekuentuar ndonjë sekt fetar e po kështu nuk rezulton ti ketë vizituar ndonje përfaqësues i komuniteteve fetare.
Prokuroria ka marrë në pyetje edhe të mbijetuarën Blerta Josifi. Ajo ka treguar para përfaqësuesve të akuzës se së bashku me motrën e saj Anisa Josifi kishin filluar të shkonin ne Kishën Ungjillore që në moshë të vogël kur jetonin ne qytetin e Përmetit dhe me pas kanë vijuar ta ndjekin këtë kishë edhe kur kanë ardhur ne Tiranë.
E mbijetuara ka treguar se nuk kanë qenë të shtyrë nga asnjë person i jashtëm për të bërë zgjedhjet e tyre rreth besimit fetar, madje mamaja e tyre Zhaneta në fillim kishte qënë kundër po me pas e kishte praktikuar edhe ajo vetë këtë besim. Ato kishin rreth 5 vite që nuk shkonin me në kishë po e kishin vazhduar vetë rrugëtimin me Zotin.
Ajo ka thënë se motra Anisa Josifi kishte më shumë se 15 (pesembedhjete) muaj që kishte ndërruar jetë por për shkak të besimit të krishterë thotë kufoma nuk mbante erë të keqe. Ajo tregon se në daten 03.06.2020 se bashku me nënën e saj kane mbajtur agjërim duke mos ngrënë asnjë ushqim dhe qe nga ai moment filloi ti vinte era kufomës së motrës së saj Anisa. Arsyeja përse e kanë mbajtur motrën ka qëne prej vegimeve dhe besimit në Zot që ato kishin dhe se ajo do të ringjallej.
Ndërsa e ema e saj Zhaneta Josifi ka ndërruar jetë në datën 02.07.2020. Shtetesja Blerta Josifi tregon se motra e saj Anisa përpara se të ndërronte jetë kishte qëndruar rreth 52 ditë pa ngrënë e pa pirë dhe pas vdekjes ato nuk i thanë asnjë personi por vazhduan ta mbanin trupin në banesë.