Mbrëmjen e djeshme, Alban Ramosaj me këngën e tij “Thikat e mia” arriti të rrëmbente çmimin e madh të “Kënga Magjike”.
Alban Ramosaj fitoi shumicën e pikëve nga kolegët e tij, që duket se e kanë pëlqyer këtë baladë të fuqishme po aq sa publiku. Po ashtu ai mori shumicën e pikëve edhe nga juria profesioniste e përbërë nga Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Markelian Kapidani, Kozeta Kurti dhe Enkel Demi.
Në 2 javë “Thikat e mia” u kthye në këngën e preferuar të publikut shqiptar, që i dha artistit më shumë vota nga çdo artist tjetër, mbi 400 të tilla. Pasi mori kupën e vendt të parë, Alban Ramosaj shpërtheu në lot dhe fitoren ja dedikoi nënës së tij.
Kjo fitore ka emocionuar motrën e tij, këngëtaren e njohur Beatrix Ramosaj, e cila i ka bërë një dedikim të ndjerë vëllaut të vogël.
“Nuk kam përjetuar kurre gezim me te madh ne jete, nuk po e besoj dot akoma @albanramosaj krenaria jone, jeta ime, faleminderit per emocionet me te bukura ne bote, faleminderit qe e gezove mamin @antigoneramosaj , faleminderit qe ekziston, lot gezimi sa hapa syte . Faleminderit te gjitheve qe besuat dhe e mbeshtetet zemren time te vogel @albanramosaj spo gjej fjalet omfg you fuckin didddd ittttttttt . Ktoooo thikat e miaaaaaaaaaaaa ”, ka shkruar Beatrix Ramosaj krahas fotos