Një sulm me armë ka ndodhur në kryeqytetin e Ontarios, Toronto në Kanada mbrëmjen e kaluar.
Torontoneës shkruan se një person ka qëlluar me armë në sheshin e Torontos, Glen Erin Drive rreth orës 19:00, duke lënë 1 person të vdekur dhe katër të plagosur.
Pas sulmit autori raportohet se ka ikur nga vendngjarja në këmbë, ndërkohë që ende nuk dihet se cia është arsyeja e të shtënave.
Personat e plagosur janë shoqëruar të gjithë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia në njoftimin e saj ka bërë të ditur se momentalisht nuk kanë informacione për autorin e ngjarjes, si dhe se cili shkak e ka çuar atë në këtë pikë. Por gjithashtu në njoftimin e saj, bëri të ditur se ata do të bëjnë çdo gjë që të mbajnë qytetarët të sigurtë.
“Ata nuk janë të gjithë në gjendje të rrezikshme për jetën. Lëndimet e tyre ndryshojnë. Dhe për shkak të këtij ndryshimi, ne nuk jemi në gjendje të konfirmojmë secilin në këtë kohë. Ne kemi mbyllur gjithçka. Ne do të qëndrojmë në zonë për mjaft kohë. Pra, kushdo që shqetësohet për sigurinë dhe mirëqenien e tyre, ne jemi këtu. Ne jemi këtu për t’i mbajtur të gjithë të sigurt. Por deri më tani, ne kemi informacion shumë të kufizuar. Thirrja jonë tani për publikun është çdokush që ishte në atë zonë në 7 pasdite që mund të ketë parë ndonjë gjë, ka foto ose video do t’iu lutesha të na kontaktoni”, thuhet në njoftimin e policisë.