Një 70-vjeçar të hënën ka humbur jetën si pasojë e rënies në një humnerë në hyrje të fshatit Nivicë të Tepelenës.
Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ku 70-vjeçari i identifikuar si Ali Beta është rrëzuar nga “Ura e Madhe”, në hyrje të fshatit Nivicë, Tepelenë.
Mësohet se pas njoftimit për ngjarjen, kanë qenë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrëfikëse që kanë shkuar në vendngjarje, por nxjerrja e trupit ka qenë e pamundur për shkak të tërrenit të vështirë.
Më pas, tregohet, se është kërkuar ndërhyrja e grupit të forcave RENEA, por për arsyen e kohës së gjatë që nevojitej për të mbërritur në vendin e ngjarjes, zjarrëfikësit e Tepelenës kanë vendosur ta kryejnë operacionin, duke e nxjerrë trupin e pajetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.