Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd – Prrenjas pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragostunjë, ku një automjet drejtues i të cilit ishte shtetasi Ilir Kllogjeri është përplasur më një maune drejtues i të cilit ishte shtetasi Qani Bajrami.
Sipas të dhënave bëhet e ditur se të dy personat janë dërguar në spital për të marr kujdesin shëndetsor dhe mësohet se gjendja e tyre është e rëndë.
Dyshohet se mjeti në përpjekje për të parakaluar në këtë segment në manovër e sipër është përplasur me maunen, drejtuesi i të cilës për të shmangur aksidentin ka përfunduar duke rënë nga ura disa metra në greminë,buzë aksit.
Kamioni, i cili transportonte granil ka rënë në një lartësi prej 300 metrash. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.