Disa ditë më parë, presidenti serb Vuçiç është shprehur i shqetësuar në lidhje me qëndrimin e Athinës Zyrtare kundrejt njohjes së Kosovës duke theksuar se ekzistonte mundësia që të bënte hapa për t’a njohur.
Greqia ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Vuçiç duke siguruar se nuk do e njohë Kosovën. Ministria e Jashtme e Greqisë për mediat e Kosovës ka deklaruar se nuk ka njohje dhe qëndrimi mbetet i pandryshueshëm.
Vuçiç ditë më parë ishte shqetësuar për bashkëpunimin mes Greqisë dhe Kosovës në nivel tregtar e ekonomik teksa iu lut qeverisë greke që mos merrte vendim të njihte Kosovën.
Për më tepër ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë këtë muaj Kosovën.