Shtohet numri i të rinjve përdorues
Edhe pse dihet tashmë që duhanpirja është shkaku kryesor i shumë vdekjeve që mund të shmangen duhani vazhdon të jetë i vetmi produkt që konsumohet legalisht dhe që vret një të tretën, e deri në një të dytën e atyre që e përdorin.
Të rinjtë janë një target i pëlqyeshëm për industrinë e duhanit e cila përpiqet vazhdimisht që të tërheqë,konsumatorë të rinj me anë të reklamave dhe rrugëve të ndryshme të cilat përdor.
Industria e duhanit shpenzon dhjetëra milion dollarë çdo vit në mbarë botën për të reklamuar sa më mirë produktet e veta. Tymi i duhanit ndikon në ndotjen e ajrit në mjediset e mbyllura, që paraqet një kërcënim të madh për shëndetin e mushkërive.
Çdo vit, më shumë se një milion raste të vdekjes në mbarë botën janë pasojë e thithjes pasive të tymit të duhanit.Megjithatë numri i duhanpirësve vazhdon te jetë në rritje gjë e cila po kthehet në një problem social.
Nuk janë vetëm duhanpirësit ato të cilët janë të rrezikuar nga ky ves por dhe familjarët dhe personat që i rrethojnë ato. Duhanpirja sjell probleme nga më të voglat tek ato më madhoret.Megjithatë për duhanpirësit e rregullt duket sikur ky nuk është një problem.