Ish-shefi i Ferrarit i kthyer në president të FIA-s Jean Todt ka zbuluar se ai bën vizita të vazhdueshme për të parë mikun e tij të vjetër, Michael Schumacher.
Shumë pak dihet për gjendjen e gjermanit pas aksidentit të tij që pësoi në alpet franceze, Todt ka zbuluar se ai ende ka një lidhje të ngushtë me shtatë herë kampionin e Formula1.Ndërsa fliste për gazetën Corriere della Sera, Jean Todt u pyet mbi gjendjen e ish-pilotit gjerman.
“Unë e shoh Michael të paktën dy herë në muaj. Nuk e lë vetëm. Ai, Corinna, familja: ne kemi pasur kaq shumë përvoja së bashku. Bukuria e asaj që kemi provuar është pjesë e jona dhe vazhdon. Unë e pashë Michael javën e kaluar. Ai po lufton.”
Schumacher dhe Todt formuan një partneritet me pilotin që fitoi shtatë kampionate gjatë dhjetë viteve të fundit me Ferrarin. Todt përmendi se marrëdhënia e tyre nuk është krejt e njëjtë si dikur, por familja e Schumacher vazhdon të luftojë me të.