Marrëdhëniet e mëparshme të Princit Harry mund të kenë sinjalizuar largimin e mbretit nga Familja Mbretërore, ka pohuar një komentatore.
Princi Harry, 36 vjeç, u takua me Cressida Bonas dhe Chelsy Davy përpara se të martohej me Meghan Markle, 39. Duke folur për dokumentarin e Kanalit 5 “Harry and Meghan: 3 Years Troubled”, Kontesa e Hinchingbrooke Julie Montag tha se të dy të dashurat nuk donin të martoheshin me dikë nga Familja Mbretërore.
Kështu që ajo pyet veten nëse arsyet e tyre për të mos dashur të kishin lidhje me mbretërinë janë të njëjtat me ato të Harry dhe Meghan për largimin në mars të vitit të kaluar.
Zonja Montag tha: “Ne e dimë që marrëdhënia e Meghan dhe Harry ishte disi vorbull ere!”
Ka 1 arsye sipas komentatores që të dyja vajzat dhe të dashurat e mëparshme të princit Harry nuk kanë dashur të martohen me një pjesëtarr të familjes mbretërore.
Në vitin 2016, Davy i tha “Times” se si ajo ishte ndjekur nga paparacët gjatë marrëdhënies së saj shtatë-vjeçare me Harry.
Ajo tha: “Po ishte e vështirë. Ishte e çmendur e frikshme dhe e pakëndshme. E pata shumë të vështirë. Nuk mund ta përballoja. Isha e re, po përpiqesha të isha një fëmijë normal dhe ishte e tmerrshme”.
Harry më vonë shtoi në një intervistë në ditëlindjen e tij të 21-të se si ndikonte kjo gjë tek e dashura e tij në atë kohë.
Ai tha: “Unë mund ta shoh se sa mërzitet ajo. E dashura ime është dikush që është shumë i veçantë për mua, dhe po, ajo ka kaluar periudha shumë të vështira”.
Në fillim të marrëdhënies së tij me Meghan, Harry lëshoi një deklaratë të paparë në 2016 ku ai sulmoi shtypin britanik për të qënurit rracista.
Duke diskutuar komentet e Harry për shtypin, eksperti mbretëror Richard Kay tha se Duka i Sussex u konfontua në mënyrë agresive me ata.
Eskpertja tjetër Jennifer Saayeng tha: “Princi Harry gjithmonë ka treguar mosbesim për mediat, por kjo ishte një luftë që gjithmonë do të kishte një fund jo të lumtur
Kay shtoi: “Pallati mbretëror dhe familje në atë kohë kanë menduar se Harry ishte gati për një luftë që mesa duket koha tregoi se paska qënë e vërtetë.”
“Ai vazhdoi këtë në një mënyrë agresive”.
Duka dhe dukesha Sussex u larguan nga Familja Mbretërore vetëm katër vjet pas problemeve me shtypin. Çifti mbretëror që atëherë ka njoftuar një gamë të gjerë të projekteve duke përfshirë një libër për fëmijë, një dokumentar me Oprah Winfry, Spotify dhe Netflix që kur u largua nga detyrat si anëtarë të vjetër të Familjes Mbretërore.
Por ekspertja mbretërore Katie Nicholl thotë se projektet nuk do të vazhdojnë të ecin mbarëe për sa kohë ato hedhin baltë mbi familjen mbretërore.