GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Volos të Greqisë, ku një 46-vjeçar shqiptar, është shfaqur në shtëpi ish-bashkëshortes së tij dhe me një thikë në dorë, ka tentuar të vrasë atë dhe babain e saj.
Gruaja 37-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare dhe babain i saj, arritën të dilnin nga shtëpia dhe t’i drejtoheshin komisariatit më të afërt për të denoncuar momentet e tmerrit që përjetuan.
Policia disa orë më vonë, arrestoi 46-vjeçarin. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, policia ka gjetur 4,77 gr kokainë, sasi që u sekuestrua.