Banorët kërkojnë përmirësim të infrastrukturës rrugore
Një nga lagjet më të mëdha të Elbasanit është lagja ″5 Maji″ . Edhe pse ka një sipërfaqe të konsiderueshme dhe një numër të madh banorësh duket se prej shumë kohësh në shumë prej rrugëve të kësaj lagjeje mungojnë investimet.
Banorët thonë se në një pjesë të tyre nuk është vënë dorë prej dekadash të paktën për të përmirësuar infrastrukturën rrugore e cila duket se është është problematika më e madhe e tyre.
Bashkia e Elbasanit ka investuar në një pjesë të mirë të lagjeve të qytetit të cilat tashmë janë të rehabilituara por në lagjen ″5 Maji″ ende nuk është vënë dorë plotësisht.