Uniformat blu të Elbasanit kanë vënë në pranga 2 shtetas për veprat penale”Organizimi i lojërave të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Komunikata
Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
Evidentohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.
Në pranga pronari i subjektit dhe bashkëpunëtori i tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasit S. Ç., 23 vjeç dhe R. K., 37 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një aparat celular dhe një kompjuter me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.