Rastet e personave të infektuar me koronavirus vijon të jetë në rritje. Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur të dhënat e fundit, ku kanë rezultuar pozitiv me virusin SARS-Cov2, 53 qytetarë, përkatësisht infektimë të shpërndara në këto bashki: Elbasan 34 raste, Librazhd 16 raste, Peqin 3 raste.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për respektimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.
Gjithashtu apelon se të gjithë ata që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.
Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.