Reagime tek akademikët dhe politikanët
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan ka shkaktuar habi me deklaratën e tij se ka injektuar një doze të tretë vaksine anti-Covid, gjatë një interviste televizive.
“Kam marrë dozën e 3-të të vaksinës. Vendosa ta marr për të parë nëse rriten apo jo anti-trupat. Falë Zotit, tani kam 2160 anti-trupa”, tha ai.
Kreu i shtetit turk nuk saktësoi se vaksinën e cilës firme, Sinovac-ut apo Pfizer-it ka përdorur për injektimin dozës së tretë e as arsyet pse mori një vendim të tillë.
Kjo ka ngjallur reagime tek akademikët dhe politikanët. Kardiologia turke Bengi Basher tha në një intervistë për Deutsche Ëelle në turqisht se nuk ka arsye shkencore marrja e 3 dozave të një vaksine brenda 5 muajsh.
Dozën e parë të Sinovacu-t, që përdoret për imunizim masiv edhe në Shqipëri, Erdogan e mori në Janar, ndërsa të dytën nga po e njëjta firmë në Shkurt.
Ekspertët rekomandojnë që me vaksina të tilla si Sinovacu, doza e tretë të merret jo më herët se 6 muaj, ndërsa për Pfizer-in, 1 vit pas dozës së parë. Ndërsa opozitari republikan Engin Ozkoç kritikoi presidentin duke thënë se teksa nuk ka mjaftueshëm vaksina për injektimin e dozës së parë, Erdogan merr të tretën.