Në Kosovë transmetohet prej muajsh një emision i ngjashëm me formatin e “Për’puthen”, i quajtur “It’s my love”.

Së fundmi Jasmina e “Për’puthen” është parë dje së bashku me konkurrenten e këtij formati dhe kaq mjaftoi që në rrjet të aludohej se ajo po i bashkohej një tjetër programi dashurie.

“S’na kap dot sa n’Pr sa n’Gjl”, shkroi Erza në Instagram.

Të gjitha dyshimet i ka mohuar vetë Jasmina, e cila përmes një statusi në Instastory shkruan se në Kosovë është me shoqen e saj për qejf dhe nuk do jetë në asnjë emision.

 “Jam me shoqen time për qejf, nuk jam në asnjë emision, në asnjë transmetim. Faleminderit!”– ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Andi Artani dhe Jasmina lanë disa javë më parë emisionin pasi hoqën plotësisht dorë nga njëri-tjetri.

Pas takimeve të shumta me njëri-tjetrin, ndjenjave të bukura e grindjeve të njëpasnjëshme, çifti u lodh duke vendosur ta ndërpresë aventurën televizive.

Ata dolën njëkohësisht, duke i treguar publikut se do të ruanin kontaktin me njëri-tjetrin, pasi gjithçka mund të ndodhte dhe pse jo, mund t’i shihnim bashkë sërish.

Mirëpo, gjërat mes tyre agravuan pas daljes dhe i ftuar në emisionin “NIN”, Andi ka folur për herë të parë pas thumbave të Jasminës.

Ajo e ka akuzuar shpesh për tradhti e pabesi, por Andi ka sqaruar se s’ka mundur të ketë tradhti, pasi s’ka pasur asnjëherë një lidhje mes tyre. Andi shpjegoi edhe njëherë se ata ishin në njohje e sipër dhe Jasmina e kishte lodhur aq shumë me provokimet dhe kunjat e saj, saqë ai kishte hequr dorë plotësisht.