Do të ndërtojnë një aplikacion për të paralajmëruar qytetarët disa sekonda para se të ndodhin tërmetet
Një sistem i aftë që do të zbulojë menjëherë një goditje sizmik, dhe do të të japë një paralajmërim për popullatën “duke i dhënë” disa sekonda kohë që mund të jenë jetike për t’u mbrojtur nga pasojat e mundshme të tërmetit, është projekti ambicioz i njoftuar së fundmi nga kompania “Google”.
Sistemi regjistron valët e para goditëse dhe jep një alarm në popullsinë ne zonën e rrezikuar përmes celularëve vetëm disa sekonda para mbërritjes së valës sizmike.
Ideja e gjigandit të internetit, është të zëvendësojë rrjetin tradicional të sizmografisë me një rrjet të bazuar tek smartfonët, duke shfrytëzuar aftësinë e këtyre të fundit për të gjurmuar lëvizjet përmes akseleometrave. Sistemi tashmë është aktiv edhe pse në fazën e provës.
“Google” ka njoftuar se të parët që do të përfitojnë nga kjo teknologji do të Zelanda e Re dhe Greqia, vende ku tërmetet janë një kërcënim i vazhdueshëm, por që ende nuk kanë sisteme automatike të zbulimit dhe paralajmërimit. Ndërkohë në botë aktualisht operojnë disa sisteme që gjurmojnë tërmetet ku më i famshmi është ShakeAlert i cili bazohet tek të dhënat e mbledhura nga një rrjet sizmografësh të shpërndarë në të gjithë SHBA.