Me prezantimin e trajnerit të ri, Interi, i ka hedhur sytë nga merkato.
Nuk po flitet në këtë momente vetëm për emrat që janë në dalje nga ekipi, por edhe për afrime të mundshëm. Një sulmues, është në planet e Inzaghit, e të gjitha gjatat në këtë rol të dërgojnë te zbulimi i këtij sezoni në “Serie A”, Giacomo Raspordari.
Klasi i vitit 2000, në pronësi të Sassuolos pëlqehet shumë edhe nga Milani, ndërsa tanimë, është thërritur edhe nga Roberto Mancini për në “Euro 2020”. Interi prej kohësh po e ndjek lojtarin, që e shikon si një emër shumë të mirë edhe për të ardhmen.
Ndërkohë nuk është e vështirë të negociosh me Sassuolon, sidomos për “diamantët” e saj, por Interi ka marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit e ekipit emilian dhe me disa milionë euro cash, e lojtarë të rinj në këmbim, mund të arrihet një marrëveshje mes palëve.