Një 32-vjeçar shqiptar, konkretisht Aris Papas, u ekzekutua të dielën e kaluar në Greqi teksa ishte duke ulur në një lokal në Athinë. Autorë të vrasjes dyshohet se janë grupet kriminale rivale, pasi sipas mediave greke viktima ishte pjesë e një bande që vepronte që nga vitet 2007-2008. Nëna e tij ka folur sërish për mediat greke dhe tha se ishte e bindur që urdhri ishte dhënë nga brenda qelisë.
E ëma e 32-vjeçarit tha: “Urdhri erdhi nga brenda dhe ata vranë djalin tim. E gjithë historia ishte brenda burgut. Tre herë Arisi u plagos, urdhri ishte nga brenda burgut, sepse Aris donte të largohej. Unë nuk dua të merrem më me ju. Mbaroi. Dhe ata e vranë.
Le të kalben në burg këta njerëz që kanë vrarë kaq shumë njerëz. Të gjithë miqtë e djalit tim janë vrarë që nga viti 2009. Ai mund të tregonte, kështu që ata e vranë. Nuk e di kush fshihet pas vrasjes së fëmijës tim. Vrasësit vazhdojnë të bëjnë punën e tyre. Vetëm policia i di të gjitha këto”.
Shqiptari ishte i frikësuar dhe lëvizite gjithmonë me anti-plumb, por ditën e vetme që nuk e veshi u ekzekutua.