Kanë dalë pamje të reja nga vrasja që tronditi gjatë ditës së djeshme Tiranën, ku u vra në një lokal Kudret Saliaj, dhe mbeti i plagosur avokati dhe ish-prokurori Adriatik Cama.
Siç shihet dhe në videon e mëposhme, Cama mban dorën në pjesën e barkut, ndërkohë që viktima dergjet në tokë i pajetë.
Në videot duket dhe një grua, e cila shpërthen në të qara dhe i afrohet trupit të viktimës, në të cilin u derdhën të paktën 8 plumba.
Autori i ngjarjes, Mexhit Picari, pasi vrau dhëndrin e tij u largua në drejtim të Yzberishtit, ku priti qetësisht edhe arrestimin e Policisë.
Së bashku me të u arrestua dhe vajza e tij, Dhurata Saliaj, e cila dyshohet se ka bashkëpunuar në krim, duke informuar të atin mbi lëvizjet e burrit të saj, me të cilin ishte në proces divorci.