Babai i Madonna-s feston ditëlindjen e tij të 90-të dhe me këtë rast ajo dhe 6 fëmijët e saj kanë udhëtuar drejt Michigan-it dhe kanë dhuruar si rralëherë një kartolinë të gjithë familjes.
Lourdes Leon, Rocco Ritchie, David Banda, Mercy James dhe binjaket Stella Ciccone e Estere Ciccone, dukeshin mjaft të lumtur së bashku.
Përveç fotove me fëmijët, ajo publikoi dhe një video teksa përqafonte të atin, të cilit i dedikoi fjalët më të ndjera.
Kujtojmë se vitin që lamë pas, ajo bëri tatuazhin e saj të parë!
Ajo vendosi të bënte një dedikim për personat më të shtrenjtë të jetës së saj, gjashtë fëmijët.
Madonna është treguar minimaliste dhe ka përjetësuar në kyçin e dorës inicialet e secilit prej fëmijëve të saj, L, R, D M, E, S.
Këngëtarja e ndau vetë procesin në llogarinë e saj në Instagram, duke i treguar të gjithëve se ka gjithmonë një herë të parë.
“E ‘ngjyrosur’ për herë të parë”- shkroi Madonna, duke i frymëzuar të gjithë të apasionuarit e tatuazheve.