Do merret direkt nga shoqëritë e sigurimit

Pas miratimit të ligjit për formën e re të dëmshpërblimit në rast të aksidenteve AMF ka publikuar edhe rregullat për zbatimin e menjëhershëm pas datës 1 korrik.

Në draft thuhet që për të gjithë aksidentet para këtij afati, paratë do të paguhen nga byroja përmes fondit të posaçëm të kompensimit.

Ndërsa për ngjarjet që shënohen me nisjen e korrikut, dëmshpërblimi do të kërkohet në kompanitë ku është bërë sigurimi.Kjo është e vlefshme edhe kur një nga palët e përfshira në aksident nuk ka sigurim apo nuk identifikohet.

Kky projekt-rregullore do t’i nënshtrohet proçedurës së konsultimit publik përpara se të miratohet nga Bordi i AMF-së.Një vendim i tillë duket se është marrë për të përshpejtuar procedurën e pagesës apo dhe për të shmangur konfliktet.

Po ashtu rregullat e reja përcaktojnë se çdo drejtues mjeti do të ketë një dispozicion një formular për tu plotësuar në rast të përplasjeve me mjet.

Do të jenë diskutimet mes palëve apo dhe në prezencë të forcave të policisë rrugore që do të saktësojnë fajtorin, apo dhe vlerën e dëmit.