Gjatë 24 orëve të fundit, qarku i Elbasanit ka rezultuar me një numër më të lart të të prekurve gjatë kësaj jave. Sipas Ministrisë së Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë rregjistruar 71 raste të reja infektimi me virusin SARS- Cov2, përkatësisht në këto bashki: Elbasan 37 raste, Gramsh 28 raste, Librazhd 5 raste, Peqin 1 rast.Me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me virusin 2 të moshuar nga Prrenjasi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve dhe ju drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat. Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, se duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.
Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.