Erion Murataj PSD

Të paktën tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur  pas një sulmi ajror në një kamp ku ndodhen mijëra refugjatë kurdë në veri të Irakut.

Ky sulm ajror u krye vetëm tre ditë pasi presidenti turk, Rexhep Erdogan, e paralajmëroi Irakun se Turqia do ta “pastrojë” një kamp refugjatësh që, sipas tij, është bërë si parajsë për militantët kurdë.

Një zyrtar irakian i sigurisë, ka thënë për mediat se një sulm ajror ka lënë të vdekur e të lënduar në kamp, por nuk dha hollësi rreth këtij rasti.

Ndryshe, forcat turke i kanë shtuar sulmet ndaj bazave të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në veri të Irakut vitin e kaluar, duke i përqendruar sulmet në një rrip territori prej 30 kilometrash brenda Irakut.

Qeveria turke e cilëson Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit si organizatë terroriste. Si e tillë kjo parti vlerësohet edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.