Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ka mposhtuar koronavirusin dhe do të lërë sot spitalin.
Pasi qëndroi për 12 ditë i shtruar në një klinikë të specializuar në Athinë, Janullatos duket se është bërë më mirë.Kryepeshkopi u paraqit në spital me simptoma të lehta dhe ethe të shkallës së ulët.
Lajmërohet se pas daljes së tij nga spitali, do të qëndrojë në banesën e tij i izoluar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e dhëna.