Mediat britanike i kanë kushtuar këtë të diel një artikull sjelljes së dhjetëra kriminelëve në Britaninë e Madhe, të cilët kanë gjetur një mënyrë për të shmangur deportimin e tyre në vendet e origjinës.
Për Daily Mail, betejat ligjore në gjykata për deportimet e këtyre kriminelëve, mes të cilëve dhe shumë shqiptarë e kosovarë, iu kushtojnë taksapaguesve britanikë rreth 200 milionë paund çdo vit.
Shpesh herë në këto çështje përdoren argumente false dhe legjislacion i diskutueshëm për të drejtat e njeriut.
Sipas raportit të Daily Mail, loja “macja dhe miu” e luajtur në gjykatat britanike nga kriminelë të huaj dhe azilkërkues të dështuar ka bërë që avokatët e emigracionit të “luajnë” me buxhetin vjetor të ndihmës juridike civile, për të sfiduar vazhdimisht përpjekjet e Ministrisë së Brendshme për të deportuar personat e tepërt.
Kritikët akuzojnë gjykatësit e emigracionit si të butë dhe tepër të gatshëm për të apeluar çështjet, shumë prej të cilave zgjasin për një dekadë ose më shumë.
Në artikull sillen dhe rastet e dy shqiptarëve, një nga Shqipëria dhe një tjetër nga Kosova të cilët kanë mundur të shmangin deportimin.
Shqiptari Valter Shpani mbërriti në Britani në 2007. Ai u depërtua në 2010 pasi u shpall fajtor për mashtrim, por arriti të futej sërish në ishull në vitin 2012. Deri në momentet që ne flasim ai është deportuar 3 herë nga Britania, por ia ka dalë të rikthehet sërish me pasaporta e karta identiteti false. Në muajin prill një gjykatës vendosi qëndrimin e tij në Britaninë e Madhe përfundimisht.