TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar 2 ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në afërsi të gjykatës së Tiranës, ku ngeli i vrarë Kudret Saliaj. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori i ngjarjes, Mexhit Picari dhe e bija, Dhurata Saliaj, (ish-gruaja e viktimës), e kanë vëzhguar për më shumë se 30 minuta Kudret Saliajn.
Të dy kanë komunikuar me njëri-tjetrin në lidhje me veprimet dhe lëvizjet e fundit të viktimës, ndërsa deklarimet kontradiktore iu kanë rënë në sy hetuesve. Autori ka deklaruar se ka qenë i ulur në lokalin ku ndodhi vrasja i vetëm, ndërsa Dhurata ka pohuar se ndodhej me babain në tavolinë.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook,
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camajn. Ky i fundit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës. Autori dhe e bija, janë të dy pas hekurave, pasi akuzohen për vrasjen e Saliajt. Prokuroria pritet të kërkojë të hënën në gjykatën Penale të Tiranës masën e sigurimit “arrest me burg”. Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci.