Home SHOWBIZ Pas “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana përgatitet për “Big Brother...

Pas “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana përgatitet për “Big Brother Vip”, ja kur nis

23

Në mbyllje të sezonit të 5-të të ‘Dua të të bëj të lumtur’, Arbana Osmani pranoi kryq e tërthorazi se ajo do të jetë drejtuesja e ‘Big Brother Vip’.

Teksa falenderoi stafin për të gjithë punën e palodhur, ajo shtoi se shumë shpejt do të vijë me një tjetër projekt, në të cilin do të ketë shumë punë së bashku me stafin e gazetarëve.

Sakaq pas këtij momenti nisën edhe mesazhet në llogarinë e Arbanës, të cilat lidheshin të gjitha me ‘Big Brother Vip’. “A mund ta besoni që kam me miliona mesazhe me të njëjtën përgjigje”, ka shkruar Arbana duke mos lënë më vend për dyshime.

Formati do të nisë në muajin tetor, ndërsa puna për përgatitjen e gjithë spektaklit ka nisur që tani.