Qindra qytetarë të cilët kanë zgjedhur që të kalojnë fundjavën në jug të vendit janë duke u përballur me trafik të rënduar në kthim. Kryesisht probleme janë duke hasur drejtuesit e mjeteve në aksin Fier-Lushnje i cili si një aks kryesor ka edhe rendesë sa i takon qarkullimit te automjeteve.

Fieri është një pikë kyçe, që të lidh me zonat bregdetare të jugut dhe kjo periudhë e vitit shoqërohet gjithmonë me trafik të rënduar në akset e qytetit, i cili zgjat nga disa minuta në një orë.

Edhe prezenca e policisë së qarkullimit rrugor, shpesh e bën të vështirë qarkullimin e lirë të automjeteve, duke qenë se numri i makinave me ardhjen e emigrantëve shtohet ndjeshëm./Egnatia news