Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në fshatin Dragostunjë, në qytetin e Librazhdit, ku në bazë të informacioneve paraprake bëhet me dije se një burrë ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij dhe më pas është vetëvarur.
Personi i cili ka kryer krimin e rëndë është shtetasi Qemal Bici, 56-vjeç, ndërkohë që bashkëshortja është 53-vjeçarja Menderie Bici.
56-vjeçari njihej nga bashkëfshatarët si person i qetë dhe që nuk shkaktonte probleme në fshat. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i plotë i policisë: Librazhd/ Informacion paraprak
Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.