Në zonën periferike të Athinës në Glyka Nera është shënuar një tjetër ngjarje që ka protagonist një shqiptar.
Mediat në vendin fqinj shkruajnë se një shqiptar është arrestuar pasi ngacmoi seksualisht një vajzë 17-vjeçe duke e përndjekur.
“Një vajzë 17-vjeçare kaloi momente terrori të shtunën në mbrëmje (05.06.2021) disa metra larg shtëpisë së saj në Glyka Nera, kur u sulmua seksualisht nga një 19-vjeçar rreth orës 23:30.
19-vjeçari nga Shqipëria filloi të ndiqte 17-vjeçaren e cila po shkonte në shtëpinë e saj. 17-vjeçarja po përpiqej të largohej, por i riu vazhdoi ta ndiqte dhe kur mbërritën pranë shtëpisë së vajzës, ai e kapi nga pas, duke e përqafuar me forcë.
Më pas, ajo ka treguar se shqiptari i ka tentuar t’i zbërthente pantallonat, por në këtë moment ajo ka arritur të shpëtojë duke vrapuar me shpejtësi drejt shtëpisë.
Autoritetet kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë të riun shqiptar, i cili tanimë, pritet të marrë masën e sigurisë nga një gjykatë e vendit.
Zona periferike e Glyka Nera në Greqi u trondit në 11 mars nga mbytja e 20-vjeçares Carolina nga tre hajdutë, ndërsa mes tyre njëri dyshohet se ishte shqiptar.