Jennifer Lopez thuhet se po konsideron shpërnguljen në Los Angeles për të qëndruar pranë partnerit, Ben Affleck. Këngëtarja ka qëndruar në Miami vitet e fundit, në shtëpinë e saj 40 milionë dollarëshe pranë ish-të fejuarit Alex Rodriguez.
Por tashmë që me Rodriguez i ka dhënë fund fejesës dhe është rikthyer tek ish-i pas 17 vitesh, dëshiron të nisë një jetë të re në Los Angeles. “Para A-Rod, J.Lo kaloi më shumë kohë në LA sesa në Miami, por ndërsa ajo ishte me të, Miami u bë baza e tyre familjare.‘ tha një burim për “The Sun”.
Burimi gjithashtu shpjegoi se shtëpia në Miami i kujton Lopez ish të fejuarin dhe Los Angeles është vendi perfekt për një fillim të ri pasi është i përshtatshëm për punën e saj televizive dhe fotosesionet, të cilat më shpesh ndodhin në bregun perëndimor.
Por Lopez nuk ka në plan të bashkëjetojë me Affleck pasi është shimë shpejt pas ndarjes së saj nga ish basketbollisti. Javën e kaluar, Lopez u pa në kërkim të dy shkollave në Los Angeles për binjakët e saj Emme dhe Max. Thuhet se ajo dëshiron që fëmijët të shkojnë në të njëjtën shkollë me fëmijët e Affleck. /abcnews.al