Bashkimi Europian është shprehur optimist në prag të udhëtimit të Joe Biden në Evropë. “Amerika është kthyer”, tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, duke përdorur moton e Biden pasi ish Presidenti Donald Trump nxori Uashingtonin nga disa institucione multilaterale dhe në një moment kërcënoi të dilte nga NATO.
“Kjo do të thotë që ne kemi përsëri një partner shumë të fortë për të promovuar qasjen shumëpalëshe, një ndryshim i madh me administratën Trump,” i tha Michel një grupi gazetarësh në Bruksel.
Michel dhe shefi i ekzekutivit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, do të takohen me Biden më 15 qershor. Kjo do të pasojë një samit të vendeve të pasura me G7 në Britani dhe një takim të liderëve të kombeve të NATO-s në Bruksel më 14 qershor.