Megjithse pa përfunduar ende divorcin nga gruaja e tij e gjashtë vjetëve Kim Kardashian, reperi Kanye Ëest është fotografuar me supermodelen Irina Shayk në një udhëtim pushimesh romantike në Francë.

Në fotot e publikuara nga e përditshmja britanike DailyMail.com, Kanye shihet në një shëtitje romantike me 35 vjeçaren Irina, në Provence, ku ata po qëndronin në një vilë luksoze në pronën disa hektarëshe të Villa La Coste.

Dyshja shokuese dhe shoqëruesit e tyre ishin parë të martën, që koinçidonte dhe me ditëlindjen e 44-rt të reperit.

Ironikisht, në të njëjtën ditë Kim Kardashan i bënte atij urimin në rrjetet sociale: Gëzuar ditëlindjen! Të dua përjetë!”

Zhurmat për romancën e çiftit të ri dolën muajin e kaluar mes pretendiemve se Kanye kishte nisur të shoqërohej fshehtas me supermodelen ruse, e cila ka një fëmijë me aktorin Bradley Cooper.

Në foto çifti shihen që shijojnë udhëtimin e tyre të rrethuar nga skena bukurish të shumta natyrore, madje reperi ndalon për të bërë disa foto të Irines, teksa duken majft të rehatuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Franca ka qenë gjithmonë një destinacion i preferuar i reperit amerikan, që ka ardhur shpesh këtu edhe me gruan tashmë të ndarë Kim.