Home AKTUALITET ‘Pa tampon dhe pasaportë vaksinimi ndaj Covid-19’/ Mali i Zi hap dyert...

‘Pa tampon dhe pasaportë vaksinimi ndaj Covid-19’/ Mali i Zi hap dyert për turistët e huaj: Ju mbulojmë dhe shpenzimet spitalore në rast se infektoheni

24

Organizata Turistike Kombëtare e Malit të Zi, ka organizuar sot në Tiranë një aktivitet informues për t’u bërë të ditur turistëve shqiptarë se këtë vit do të përfitojnë pushime jo vetëm ekonomike, por edhe të sigurta.

Mali i Zi ndryshe nga vendet e tjera të rajonit ka hapur dyert për turistët pa i detyruar ata të pajisen me një tampon apo pasaportë vaksinimi ndaj Covid- 19.

Përvec lehtësimit të këtyre kostove, ky shtet merr përsipër edhe mbulimin e shpenzimeve spitalore për turistët që do të konstatohen të infektuar gjatë qëndrimit aty.

Shteti fqinj është siguruar që përveç pushimeve ekonomike, të ofrojë siguri maksimale duke zbatuar protokolle shëndetësore të higjienës dhe distancimit social.

Liljana Çukiç, menaxhere e Organizatës Turistike Kombëtare e Malit të Zi u shpreh se:“Sot Organizata Turistike Kombëtare e Malit të Zi së bashku me organizata lokale është në Tiranë për ti treguar publikut shqiptar se çfarë ka për të ofruar Mali i Zi gjatë këtij sezoni turistik veror. Gjëja më e rëndësishme është se për të hyrë në mal të zi nuk nevojite PCR, dhe në rast se dikush sëmuret në Mal të Zi, shteti do ti mbulojë të gjitha shpenzimet e shërimit”.

Përfaqësues të organizatës, ofruan për të interesuarit edhe një broshurë informacioni rreth pasurive natyrore dhe vendeve turistike të Malit të Zi, veçanërisht për Ulqinin, por nuk lanë pa përmendur edhe gjendjen e stabilizuar tashmë nga Covid- 19 në Budva, si një ndër vendet më të lakmuara për turistët.

“Ulqini mban epitetin si qyteti i rinisë. Është vendi më I sigurtë për njerëzit që vijnë me familje. Ulqini ofron diçka të veçantë. Ka plazhe shumë të bukura.”, tha operatori turistik i Ulqinit, Gëzim Hajdinaga.

“Situata në Budva është e stabilizuar. Mbi 30% janë të vaksinuar. Numri i të sëmurve është në rënie. Çmimet i kemi mbajtur në 2019. Janë në rënie dhe janë të përshtatura për turistët që vijnë nga rajoni, u shpreh operatorja turistike e Budvas.