Ambientet e dikurshme përdoren për biznes
Prej me shume se 1 dekade qyteti i Elbasanit nuk ka një kinema. Aty ku dikur ishte ″Kinema″ sot ndodhet një pallat 15 katësh.
E fundit që elbasanasit e mbajnë mend ka qenë kinema ‘11 nëntori” . Kur u prish kinemaja autoritetet lokale premtuan se në ambientet e pallatit do të ishte dhe një kinema e re por një gjë e tillë nuk ka ndodhur .
Fatkeqësisht nxënësit nuk e dinë nëse qyteti ka patur ndonjëhere kinema pasi kur ajo ka egzistuar si godinë ato kanë qenë mjaft të vegjël.
Ndërsa brezi tjetër shprehet me keqardhje pasi Elbasani është një qytet me histori dhe kulturë dhe pasja e një kinemaje është e nevojshme.
Shumica e qytetarëve shprehen se pasja e një kinemaje është e nevojshme dhe se në kohën e lirë do të zgjidhnin që të frekuentonin kinemanë .