Jo një koncert, jo një show dhe as një film në kuptimin e mirfilltë. Dua Lipa ka rishpikur konceptin e filmit koncert me Studio 2054, event i transmetuar direkt në streaming në të gjithë botën.
Në pak më shumë se një orë spektakël, ylli i popit ka prezantuar të gjithë sukseset e saj më të rëndësishme, shoqëruar me një narracion të pasuruar me shkëmbime të vazhdueshme skenash e kostumesh dhe ndërhyrjesh të të ftuarve prestigjiozë nga Kylie Minogue deri tek Elton John.
Transmetuar në platformën LiveNow, një rrjet i ri i shpërndarjes së përmbajtjes, që ka si objektiv argëtimin, përfshirjen dhe edikimin përmes sportit, koncerteve, fitnesit, komedisë etj, ajo e dua lipës ka qenë tentativa e radhës për të shembur bllokadën e eventeve live që pandemia ka shkaktuar në industrinë diskografike. E në këtë rast, fansat kanë mundur të shijojnë përmbajtjen bashkë me grupe miqsh përmes opsionit të shikimit në grup, Watch Together. Pak javë më parë, Billie Eilish kishte dëshmuar një përdorim të ndryshëm të streamingut.
Ndryshe nga Eilish, që kishte ofruar një shou të impostuar me efekte speciale, ylli i popit me origjinë shqiptare, dua Lipa, ka zgjedhur një lloj kthimi pas në kohë. Ajo ka ofruar një lloj rikthimi në koncertet e viteve 80, një lloj muzikali me duete, ndryshime skenash dhe fluks narrativ. Në një garazh të shndërruar në një disko klub të viteve 80, me neonë plot ngjyra dhe mure të shndritshëm, Dua Lipa shfaqet në qendër, e veshur me të bardha…shoqëruar nga një grup baleti.