Home AKTUALITET A mban kush përgjegjësi për skandalet e ndodhura vit pas viti me...

A mban kush përgjegjësi për skandalet e ndodhura vit pas viti me tezat e maturantëve?!

28

Shkrim nga Albana Tare. (Metodiste dhe trajnere në edukim)

Shkrimi i plotë:

NUK DUHET TE ANKOHEMI AQ SHUME PËR DALJEN E PUBLIKIMIN E TEZËS SË PROVIMIT TË MATURANTËVE, SESA PËR NIVELIN PËRMBAJTËSOR TË SAJ…
(A mban kush përgjegjësi për skandalet e ndodhura vit pas viti me tezat e maturantëve?! Po për ato degë që dot nuk u fituan me meritokraci, e për mosplotësim dëshire të mjaft ekselenteve, djegur nga keqndërtimi i tezave, kush mban përgjegjësi?!)

Është i disati vit që të gjithë rrijmë sy e veshë, nëse do të dalë teza? A do të publikohet apo jo ajo gjatë orarit të provimit?!
I disati vit që komenti për publikimin e tezës na shqetëson pa masë, dhe merr dhenë!

Mendoj se para se të shqetësohemi për një proces keqmenaxhimi të ruajtjes e mosdaljes së tezës, me parë duhet të shqetësohemi fort, por fort ama, për përmbajtjen e saj, tezes!

Le të shqetësohemi më shumë për diçka të cilën lehtësisht e kemi në dorë për t’a mirërregulluar, sesa t’i mëshojmë fort e kot më kot, diçkaje të cilën e kemi më vështirë t’a kontrollojmë!

E theksoj fort mendimin se … përderisa procesi i mbikqyrjes së provimit të maturës, survejohet nga njerëz, e derisa njerëzit janë të ndryshëm në formim, gjykim dhe aftësi menaxhuese, me siguri që raste të publikimit të tezës do ketë! Patjetër do ketë, siç edhe ka patur në cdo vit, në të gjitha vitet e maturës!

Mendoj se shqetësim duhet të jetë përmbajtja e testit!
Më vinte keq sot kur shihja sy maturantesh cilësorë në lëndën e matematikës, mbushur me lot, që shpreheshin…”Nuk kuptojmë dot, çfarë kanë dashur të tregojnë me këtë test?!”…
“Ka pyetje të paformuluara qartë!”…”Jane 5 ushtrime me shume kleçka!”.. “A e dine ato hartues, se në vijmë nga përgatitje prej 2 vitesh paspandemike?”….etj…etj….

Kam vite që marr pjesë në administrimin e maturës shtetërore! Që në aplikimin e parë të saj! Gjithmonë kam qenë korrekt në menaxhimin e administrimit, por sot, sinqerisht, lotët në sytë e nxënësve ekselentë në matematikë, me shtynë të shkruaj e të shprehem seeee…

KA ARDHUR KOHA MENDOJ, QË TË ULEMI DHE TE MENDOJMË THELLË, PËR TË GJETUR NJË ZGJIDHJE E PËR T’I DHËNË FUND KËSAJ PERIUDHE PASSHKOLLIMI MATURE TË NXËNËSVE TANË!

LE TË KUJTOJMË KOHËN KUR SECILI MERRTE HAKUN ME NDERSHMËRI PËR PËRGATITJEN E TIJ, BAZUAR NË NJË VLERËSIM KOMISION LËNDOR SHKOLLE, E JO BAZUAR NE RASTESI, APO NË AFTËSI NXËNESISH PËR TË PËRMBAJTUR EMOCIONE TESTI…E ME KEQ AKOMA…BAZUAR NË
“ZEMËRGJERËSINË” E ADMINISTRATORIT PER TE NA LËNË TË KOPJOJMË!

LE TI JAPIM FUND PERIUDHËS KUR NXËNËSIT EKSELENTË, TË CILËT JANË EMOCIONALE, TË PENALIZOHEN DHE ATA ME PAK STUDIUESIT, POR ME GJAKFTOHTËT PËR KOPJE, TË ETIKETOHEN SI ME SHUME FAT NË PROVIM E NË JETË!

MENDOJ SE ËSHTË URGJENTE NDËRHYRJA PËR TË GJETUR ZGJIDHJEN! ËSHTË KOHA PËR T’I THËNË STOP PAMERITOKRACISË, E CILA MENDOJ SE FILLON TË GËLOJE QË NË PROVIMET E MATURËS, E PASTAJ NDJEK TËRË JETËS STUDENTËT!

ËSHTË E VËRTETË QË RASTËSIA ËSHTË MBRETI I GJËRAVE, POOOR…TË MOS HARROJMË….PËR SHUMË EKSELENTË QË JANË TIPA EMOCIONALË, NJË SITUATË E TILLË KA SHKAKTUAR JO PAK TRAUMA!