Një nënë 24 vjeçare nga Brooklyn hodhi dy fëmijët e saj nga dritarja dhe u hodh pas tyre, njoftoi policia e Nju Jorkut, dhe siç raportojnë mediat, vetëm foshnja është në gjendje kritike.
Gruaja, e cila pretendoi se ishte “lodhur nga të qenit vetëm”, hodhi vajzën e saj katër javëshe dhe djalin e saj dy-vjeçar nga kati i dytë, dhe pastaj u hodh edhe vetë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme dhe mediat shtojnë se gruaja ishte pa rroba, ashtu si edhe dy fëmijët e saj.
Shërbimi kompetent i transportoi ata në spital, vajza është në gjendje të rëndë ndërsa djali dhe nëna nuk pësuan dëmtime të rrezikshme për jetën.
Sipas dëshmitarëve, kur ajo ra, gruaja nuk humbi ndjenjat por kapi fëmijët dhe vazhdoi t’i përplasë.
Dëshmitari okular shtoi se ajo po i dhunonte të porsalindurit, prandaj ai vrapoi “u hodh mbi gardh dhe luftoi me gruan për të rrëmbyer të porsalindurin nga krahët e saj”.
Siç deklaroi ai, ajo e falënderoi atë në një moment, por vazhdoi të fliste për “sa e lodhur ishte duke qenë vetëm”.