Edhe pse humbi në zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha do të vijojë që të jetë në krye të Partisë Demokratike edhe për 4 vite. Në votimin e sotëm, nga katër kandidatët në garë për kreun e ri të PD-së, del që Lulzim Basha ka marrë 26 mijë e 682 vota (80%), ndërsa pjesa e mbetur është ndarë mes tre rivalëve të tjerë. Kandidati i cili sot hoqi akuza ndaj selisë blu, Agron Shehaj mori 5186 vota (15.55%), ndërsa dy të tjerët kanë marrë përkatësisht nga 2.45% Edith Harxhi dhe 2% Fatbardh Kadilli.